Një banesë është djegur në Maliq të Korçës pasi ka shpërthyer bombola. Sipas informacioneve paraprake zjarri ka rënë në një pallat 5-katësh.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Në momentin e ngjarjes në pallat ka patur banorë, të cilët janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Zjarri ka rrezikuar edhe apartamentet ngjitur. Nga raportimet e para nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale./tvklan.al