Në malin Semeru në Indonezisë ka shpërthyer një vullkan. Hiri i vullkanit është përhapur në një sipërfaqe të madhe dhe ka mbuluar gjithçka.

Sipas mediave ndërkombëtare reja e shkaktuar nga hiri vullkanik ka arritur deri në 5.6 kilometra nga vendi ku shpërtheu.

Deri tani nuk ka asnjë urdhër evakuimi nuk është raportuar për viktima. Agjencia Kombëtare e Zbutjes së Fatkeqësive paralajmëroi banorët që jetojnë në shpatet e malit se tashmë vullkani është aktivizuar dhe mund të shkaktojë probleme në të ardhmen.

Banorëve në afërsi të vatrës së vullkanit u është këshilluar që të kenë kujdes. Vullkani në malin Semeru shpërtheu rreth orës 17:24 me orën lokale.

Indonezia është në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit ku pllakat tektonike përplasen, duke shkaktuar aktivitet të shpeshtë vullkanik si dhe tërmete. Semeru është një nga malet më të larta dhe prej kohësh ka pasur aktivitet vullanit./tvklan.al