Një person humbi jetën, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur në një shpërthim të ndodhur në një spital në Teksas të SHBA.

Sipas BBC, ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, me orën lokale, në një zonë në ndërtim në qytetin e Gatesville.

Sipas një dëshmitari, shkak për këtë ngjarje u bë shpërthimi i një gjeneratori elektrik.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale mund të shihet tym i madh në qiell që del nga spitali Coryell Memorial Hospital.

Nga raportimet e para dyshohet se shpërthimi ndodhi në katin përdhes të spitalit ku po kryheshin punime.

Shumë prej të plagosurve, sipas autoriteteve amerikane kanë pësuar djegie të rënda dhe po kurohen në një spital në Dallas.

/tvklan.al