Një shpërthim i papritur dhe shumë i fortë tronditi zonën e Piana del Sole në jugperëndim të Romës, duke shkaktuar panik te banorët dhe dëme të mëdha materiale.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës, kur një deflagracion i dyshuar nga shpërthimi i një bombole gazi GPL çoi në shembjen e një pallati dhe përfshiu edhe dy vila të tjera pranë saj.

Muret e ndërtesave u shkatërruan pothuajse plotësisht, ndërsa copat e betonit dhe mbeturinat dëmtuan edhe automjete të parkuara në zonë.

Si pasojë e shpërthimit, rreth 70 banorë u detyruan të lënë menjëherë shtëpitë e tyre dhe të dalin në rrugë për siguri. Dy persona u nxorën nga rrënojat nga ekipet e shpëtimit dhe u transportuan me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse, policia dhe shërbimet emergjente, të cilat punuan për disa orë për të kontrolluar zonën dhe për të kërkuar persona të tjerë të mundshëm nën rrënoja.

Në vendngjarje shkoi edhe kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, i cili ndoqi nga afër situatën dhe shprehu mbështetje për banorët e prekur.

/tvklan.al