Një shpërthim eksplozivi ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë dykatëshe në fshatin Rrilë të Lezhës.

Persona të paidentifikuar, kanë vendosur tritolin në hyrje të banesës dhe më pas janë larguar.

Në banesë ndodhej vetëm një çift bashkëshortësh të cilët kanë lajmëruar policinë.

Ata nuk kanë marrë lëndime, por siç duket nga pamjet dëmet materiale kanë qenë të shumta.

Kryefamiljari Mirash Mirashi thotë se nuk ka konflikte dhe u bën thirrje autoriteteve të zbardhin ngjarjen.

Tv Klan

/tvklan.al