Dy shpërthime me tritol ndodhen brenda pak orësh natën e kaluar në Elbasan dhe Tiranë.
Në Elbasan, shpërthimi u regjistrua pak pas mesnate, në katin e parë të një banese në lagjen Partizani. Lënda plasëse u vendos në një moment kur në banesë nuk kishte njeri.
Autor i kësaj ngjarje sipas policisë janë pronari i banesës ku ndodhi ngjarja. Nga hetimet ka rezultuar se ai ka inskenuar sulmin me tritol me qëllim përfitimin e azilit në një vend të BE. Për të vënë në jetë këtë plan, pronari i banesës u ndihmua nga nipi i tij, të dy të arrestuar tashmë.
Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Banorët tregojnë momentet pas ngjarjes.
Rreth 4 orë pas shpërthimit në Elbasan, një tjetër sulm me tritol ndodhi në rrugën “Pjetër Budi” në kryeqytet. Shënjestër ishte automjeti i një mjekeje.
Lënda plasëse ishte vendosur në gomën e parë të automjetit, që ishte parkuar në afërsi të një parking që i përket një spitali privat.
Ndonëse e dëmtuara ka mohuar të ketë konflikte me njeri, policia po kryen disa verifikime, me qëllim zbulimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
