Gjatë natës, 3 maj, raportohet një shpërthim me lëndë plasëse në katin e dytë të një pallati në rrugën “Xhanfize Keko”, në kryeqytet.
Siç njofton Policia, lënda plasëse është vendosur pranë një dyqani i cili ofron shërbime interneti. Ndërkohë, siç bën me dije gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, ngjarja ka ndodhur edhe në afërsi të një klinike dentare, kështu që nuk është përcaktuar ende me saktësi se cili ka qenë objektivi i sulmit.
Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.
/tvklan.al












Botërori 2026 
