Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm më 4 nëntor në qytetin e Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50, në një ambient parkimi pranë zonës së njohur si “Mileniumi”, raporton gazetari i Klan News Martin Marku.
Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse dyshohet se ishte vendosur në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. N. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e autorit ose autorëve të dyshuar.
Njoftimi i policisë
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), në afërsi të zonës së “Mileniumit”, në qytetin e Lezhës, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse në një automjet tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. N.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.
/tvklan.al












Botërori 2026 
