Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një pike karburanti në Tiranë. Gjatë momentit të shkarkimit të karburantit të llojit benzinë, nga autoboti në depozitat e subjektit në rrugën “Bardhyl” ka ndodhur një shpërthim. Sipas policisë nga ngjarja u plagosën 2 persona, Myrto Kadiu, menaxher i pikës së karburantit dhe Miklovan Çollaku, shoferi i autobotit.
Në dëshminë e dhënë pak momente pas shpërthimit, shoferi i autobotit deklaroi se pas ngjarjes tentoi të largonte automjetin nga karburanti dhe nga nxitimi një nga gomat ra në shkallët e një dyqani aty pranë, duke rrezikuar batimin e automjetit me mijëra litra benzinë.
Gazetari: Kush është shoferi i kësaj ti je? Si ike ti?
Shoferi: Nga nxitimi o burrë se doja të dilja.
Gazetari: Kush shpërtheu? Ku ka marrë flakë, në çfarë vendi?
Shoferi: Atje tek depozita duhet të ketë marrë.
Gazetari: Tek depozita?
Shoferi: Jo, mori tubi atje tek vendi i shkarkimit, nuk mori nga depozita.
Gazetari: Ku? Mund të ma tregosh?
Shoferi: Këtu mori, sepse mori ne nuk…
Gazetari: Çfarë është kjo gaz apo çfarë është?
Shoferi: Benzinë është, këtu është nafta.
Pas gati tre orë nga shpërthimi në pikën e karburantit, u mundësua largimi i autobotit nga vendngjarja. Policia dhe Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial po hetojnë shkaqet e kësaj ngjarje, që mund të ishte fatale, nëse do të ndodhte shpërthimi i autobotit pasi pika e karburantit është në zonë të banuar dhe shumë pranë qendrës spitalore “Nënë Tereza”.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 