Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të qytetit perëndimor të Gjermanisë, Këln. Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në hyrjen e një restoranti.
Nga ky shpërthim është dëmtuar një ndërtesë dhe ka mbetur i plagosur lehtë një person.
Autoritet lokale nuk kanë dhënë detaje nëse ka persona të tjerë të lënduar apo arsyet e vendosjes së lëndës plasëse. Ndërkaq pronari i ndërtesës ka thënë për mediat e huaja se dëmet materiale janë të konsiderueshme, teksa e cilësoi këtë si një akt terrorist.
“Ky është një terror në Këln. Dikush hodhi një lëndë shpërthyese edhe pse kjo është një zonë e banuar dhe u rrezikua jeta e qytetarëve,” mësohet të ketë thënë qytetari.
Autoritet po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit./tvklan.al