Një shpërthim me tritol ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure në rrethimin e jashtëm të burgut të sigurisë së lartë të Fushë Krujës.
Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja e Klan News, Glidona Daci. Sipas kësaj të fundit, dyshimet e para janë se sasia e eksplozivit u vendos pranë një gjeneratori.
Si shkaqet ashtu sikurse autorët, momentalisht nuk dihen.
Në një informacion paraprak për mediat, vetë policia tha se nga ngjarja nuk ka të lënduar apo dëme materiale.
“Krujë-Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit të IEVP Fushë-Krujë. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit“, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat./tvklan.al












Botërori 2026 