Rreth orës 21:45, në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit” Lezhë, në lokalin e marrë me qera nga shtetasi V.Sh., banues në fshatin Mërqi, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./tvklan.al