Dy shpërthime të fuqishme tronditën Damaskun, ditën kur presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi të parën vizitë të një lideri perëndimor prej dekadash në këtë vend. Shpërthimet lanë 18 të plagosur, por nuk cenuan sigurinë e presidentëve.
Në të parën vizitë të Emmanuel Macron në Siri, e para e një lideri perëndimor pas rënies së Asadit, Damasku u trondit nga shpërthime të fuqishme.
Dy bomba, të fshehura, njëra në një kosh mbeturinash dhe tjetra në një makinë, shpërthyen pranë hotelit ku po qëndronte presidenti francez, vetëm pak momente pasi autokolona e tij ishte larguar drejt pallatit presidencial.
Atentati, ende pa autor të ditur, la të plagosur 18 persona, mes të cilëve katër punonjës policie.
Shpërthimet nuk cenuan dy presidentët dhe stafet e tyre të shoqërimit, dhe po ashtu nuk shkaktuan asnjë ndryshim në axhendat e takimeve. Shefi i Elizesë u takua me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, prej më shumë se një viti në këtë post, në një vizitë që synon të vulosë ndryshimet gjeopolitike në vend dhe rindërtimin ekonomik pas 14 viteve luftë civile.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 