Anija turistike është ende e ankoruar në portin e Praias, në Kepin e Gjelbër, pasi autoritetet vendase ndaluan zbarkimin e pasagjerëve për shkak të rrezikut nga shpërthimi i hantavirusit.
Vendimi ka rikthyer debatin për gatishmërinë e sistemit shëndetësor në vend, sidomos pas përvojës me pandeminë COVID-19.
Disa qytetarë shprehen se masat parandaluese janë të nevojshme, por njëkohësisht tregojne mangëssi në përgatitjen për situata të tilla emergjente.
“Qeveria po përpiqet të mbrojë vendin nga përhapja e virusit, por kjo tregon qartë se nuk jemi të përgatitur për situata të tilla”, tha një banor, Juliano Varela.
Sipas tij, fondet e konsiderueshme të akorduara gjatë pandemisë nuk kanë sjellë përmirësime të mjaftueshme në diagnostikim dhe kapacitete shëndetësore.
“Mendoj se ishte vendimi i duhur, shumë i përshtatshëm duke parë seriozitetin e situatës”, tha një banore, Fatima Fontes.
Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi tre raste të viktimave nga hantavirusi dhe pesë raste të prekura.
Rreth 150 persona mbeten në anijen Hondius, e cila u nis nga Argjentina në mars për një ekspeditë në natyrë në Antarktidë. Shtatë rastet përfshinin tre vdekje, një cifft holandez dhe një shtetas gjerman, një pasagjer britanik në gjendje kritike të evakuuar në Afrikën e Jugut dhe tre persona me simptoma të lehta, tha OBSH-ja.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
