Gjykata ka vendosur të lërë në “arrest shtëpie“, këtë të enjte, më 19 mars, 32-vjeçarin i cili ishte arrestuar mbi shpërthimin me tritol në makinës së agjentit të policisë, ngjarje e ndodhur ditën e dielë në lagjen “Besëlidhja”.

Gazetari i Klan News Martin Marku, bëri me dije se 32-vjeçari me inicialet F.Rr, nuk ka pranuar para togave të zeza të ketë qenë ai autori. I riu ka pretenduar se ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij ciklomotor në zonën e Mamurrasit, por nuk ka patur lidhje me shpërthimin me tritol.

Gjykata e Lezhës e pa të arsyeshme, duke qenë se nuk kishte prova të mjaftueshme, të lërë 32-vjeçarin në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.  Megjithatë policia duket se ka dyshime të forta mbi 32-vjeçarin.

Sjellim ndërmend se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, 15 mars, ku një shpërthim i fuqishëm tronditi lagjen “Besëlidhja” të Lezhës.

Eksplozivi i ishte vënë makinës së një efektivi policie. Bëhet fjalë për një agjent të krimeve me iniciale G.Gj.