Një ditë pas shpërthimi të fuqishëm të ndodhur në një pikë karburanti në fshatin Portëz të Fierit, autoritetet policore arrestuan pronarin e kësaj pike. Ai është një 62-vjeçar me iniciale S.M.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në pikën e furnizimit me gaz të automjeteve në fshatin Portëz, në pronësi të këtij shtetasi, ka rënë zjarr dhe si pasojë ka pasur shpërthim ku janë dëmtuar banesa e godina përreth“, thotë policia një njoftim për mediat.

62-vjeçari akuzohet për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radiokative, si dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, e mbetur në tentativë.

Shpërthimi i së martës ishte aq i fuqishëm, sa banorët e zonës menduan se ishte bombë. Në vendngjarje shkuan dy zjarrfikëse të cilat bënë të mundur fikjen e flakëve të zjarrit.

Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua. Por dëmet materiale të shkaktuara nga shpërthimi i gazit ishin të konsiderueshme. Banesat dhe bizneset që ndodhen pranë zonës së karburantit u prekën nga ky shpërthim, duke iu thyer xhamat e dritareve./tvklan.al