Juventusi fitoi 2-0 ndaj Napolit, në supersfidën e javës së 10-të në Serinë A. Bardhezinjtë iu falën dy golave në pjesën e dytë, të cilët shpëtuan edhe stolin e Luciano Spallettit.
Në rast të një humbje ose barazimi, shkarkimi i trajnerit te Juventusi do të ishte i pashmangshëm.
Pas pjesës së parë të mbyllur pa gola, Alajbegovic zhbllokoi takimin në minutën e 70-të, me një “perlë” nga jashtë zone, pas asistit të marrë nga Edon Zhegrova.
Kartoni i kuq i Marianuccit në minutën e 75-të, la Napolin me 10 lojtarë dhe Juventusi përfitoi nga kjo.
Jeremy Boga vulosi takimin në minutën e 87-të, me golin e dytë të shënuar nga jashtë zone.
Me këtë sukses, Juventus mban vendin e shtatë me 17 pikë, ndërsa Napoli me 3 pikë më pak mban vendin e tetë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
