Korça ka mirëpritur edicionin e 8-të të festivalit “Shpirti i Ballkanit”.
Aktiviteti bëri bashkë traditat dhe folklorin e vendeve të rajonit. Ansamble artistike nga Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi sollën performancat e tyre, duke krijuar një atmosferë festive në rrugët e qytetit.
Qendra e festës ka qenë Pazari i Vjetër, ku u zhvillua edhe parada. Ajo tërhoqi vëmendjen jo vetëm të qytetarëve, por edhe të vizitorëve, të cilët panë nga afër ritmet dhe ngjyrat e kulturës ballkanike.
Nuk munguan vallet tradicionale, këngët popullore, si dhe kostumet karakteristike të vendeve ballkanike.
Programi përfshin, veç paradës, edhe koncerte me interpretime të ndryshme. Ky është një prej aktiviteteve më të rëndësishme në juglindje të vendit gjatë sezonit veror, me qëllim promovimin e kulturës dhe trashëgimisë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
