Eksperimenti i bombardimeve me nanopjesa magnetike i proteinave shkaktare e sëmundjes, pati sukses tek kafshët

Bllokohet defiçiti i memorjes tek kaviet e prekura nga Alzheimer. Kjo është arritur falë nanopjesëzave magnetike që i transportojnë neuroneve proteina të vogla në gjendje të thyejnë akumulimet e dëmshme të proteinës tau, që karakterizojnë sëmundjen, dhe duke mos lejuar të krijohen të tjera.

Kaviet e laboratorit i janë nënshtruar bombardimit me nanopjesëzat magnetike për 10 javë, duke i shkrirë këto grumbullime të dëmshme. Rezultatet kanë qenë të dukshme, pasi arrinin të kujtonin rrugën në labirinte të përshkuar me parë, dhe orientimi ishte ndryshe në karahasim me grupin që nuk kishte marrë trajtim.

Rezultati është publikuar në revistën shkencore Science Advances nga një grup kërkuesish të Universitetit të Californisë në Los Angeles.

Kështu tani i hapet rruga prespektivës së eksperimentimeve klinike edhe tek njeriu, por para së gjithash po punohet për krijimin e një sigurie në efikasitetin e terapisë.

Sipas shumë punëve kërkimore, grumbullimet e proteinave tau, bashkë me pllakat e proteinave beta-amiloide, janë shkaqet më të mundshme të dëmit neural që verifikohet gjatë sëmundjes. Dhe janë pikërisht këto që duhen goditur për të patur terapi të suksesshme.

Klan News