Shqipëri-Bjellorusi, pjesa e dytë
Mbyllet sfida.
89’- Pranë golit Mirlind Daku, gjuajtja e të cilit shkon ngjitur me shtyllën.
85’- Dy zëvendësimet e fundit te Shqipëria. Asllani dhe Hoxha, i lënë vendin Shehut dhe Hoxhës.
76’- Predhë e Hysajt nga jashtë zone, por topi ndalet nga mbrojtësit para se të shkonte në portë.
73’- Zëvendësim i dyfishtë te Shqipëria. Largohen Manaj dhe Muçi, në vendin e tyre aktivizohen Daku dhe Mehmeti.
68’- Aksion i shkëlqyer për Shqipërinë. Hysaj pason tek Uzuni, i cili me një veprim të shkëlqyer kalon topin në zonë për Muçin, gjuajtja e të cilit shkon jashtë.

63’- Iluzione goli për Shqipërinë. Shtylla shpëton bjellorusët, pas një krosimi të Asllanit në zonë.
60’- Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Taulant Seferi dhe vendin e tij e merr Myrto Uzuni.
56’– E pabesueshme çfarë ka humbur Taulant Seferi. Asllani e nxjerr sulmuesin të vetëm me portierin, por gabon gjithçka. Gjuajtja e Seferit ndalet pa shumë probleme nga Lapoukhov.
54’– Qarkullon topin me qetësi Shqipëria, për të ruajtur rezultatin 2-0. Vuajnë miqtë.
45′- Starton pjesa e dytë.
























Shqipëri-Bjellorusi, pjesa e parë
Mbyllet pjesa e parë.
46’- GOOOOOL SHQIPËRIA 2-0! Asist perfekt nga Elseid Hysaj, i cili shfrytëzohet nga Ernest Muçi në zonë që dyfishon shifrat për Shqipërinë.
Akordohen 3 minuta shtesë.
44’- Shkelje e rëndë ndaj Asllanit në mesfushë, ndëshkohet me karton të verdhë Malashevich.
38’- Mundësi e artë për Shqipërinë për të dyfishuar. Manaj merr një top në afërsi të zonës, por përballë portierit gjuan jashtë.
34’- GOOOOOL SHQIPËRIA 1-0! Nuk gabon Kristjan Asllani i cili shënon nga penalltia dhe zhbllokon takimin.
32’- Penallti për Shqipërinë. Ndërhyrje e rrezikshme me takë ndaj Gjimshitit dhe arbitri akordon 11 metërsh.
30’- Shqipëria dominon në kontrollin e topit, por ende pa raste të pastra para portës bjelloruse.
27’- Shqipëria shpërdoron një rast të mirë. Muçi dhe Seferi nuk kuptohen mes tyre, duke humbur topin pranë zonës kundërshtare.
25’- Mungojnë rastet e pastra. Dy ekipet qarkullojnë topin në mesfushë, por pa rrezikuar portat kundërshtare.
15’- Mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë. Taulant Seferi provon me kokë pas krosimit të Muçit, por gjuajtja ndalet nga një prej mbrojtësve.
7’- Pranë golit Bjellorusia. Pas një topi në zonë, Etrit Berisha shpëton portën me dy pritje.
5’- Pranë golit Shqipëria. Rey Manaj provon nga goditja e dënimit, por topi shkon mbi transversë.

3’- Drithërima te porta e Etrit Berishës, me bjellorusët që i afrohen golit.
1’- Arbër Hoxha jep sinjalin e parë me një gjuajtje nga jashtë zone, e cila shkon mbi portë.
0’- Starton sfida në “Air Albania”. Shqipëria kërkon rikthimin te fitorja.
FORMACIONET ZYRTARE:

Shqipëria: Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Pilo; Asllani, Ramadani; Seferi, Muçi, Hoxha; Manaj.
Bjellorusia: Lapoukhov, Pechenin, Tsikhamirau, Volkov, Kalinin, Ebong, Selyava, Gromyko, Malashevich, Kontsevoi, Barkovski.
Maran merr fitoren e parë, Shqipëria e nis Ligën e Kombeve me këmbë të mbarë













Botërori 2026 