Për herë të parë Shqipëria do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me një mandat 2 vjeçar. Kandidatura e vendit tonë morri një mbështetje të madhe me 175 vota pro nga 190 vende që morën pjesë në votim.

Pas marrjes së këtij vendimi reagoi Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, Ambasadori i BE Luigi Soreca, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Xhaçka: Shqipëria në KS, oportunitet historik!

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka falenderon të gjithë ata që e mbështetën Shqipërinë, e cila këtë të premte u zgjodh anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit në OKB.

“Është zyrtare! Shqipëria është në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për vitin 2022-2023! Një oportunitet historik, një arritje e mrekullueshme për diplomacinë shqiptare. Mirënjohëse për gjithë mbështetjen”, shkruajti ajo në një postim në Twitter.

Për të siguruar mbështetjen e nevojshme, Xhaçka zhvilloi ditët e fundit një sërë takimesh në New York.

Ajo u prit nga përfaqësuesit e përhershëm të 5 vendeve anëtare me të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, por edhe me përfaqësues të vendeve të tjera. Xhaçka i njohu ata me prioritetet e Shqipërisë pas marrjes së këtij vendi.

Kim: Historia u shkruajt! SHBA pret të punojë edhe më ngushtë me Shqipërinë

Zgjedhjen e Shqipërisë anëtare të përkohshme të Këshillit të Sigurimit në OKB e ka përshëndetur edhe ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.

Historia u shkruajt: Urime Shqipërisë për zgjedhjen për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. SHBA pret të punojë me Shqipërinë edhe më ngushtë në rajon dhe nëpër botë. Urime!“, shkruajti Kim në një postim në Twitter.

Meta përshëndet zgjedhjen e Shqipërisë anëtare e KS në OKB

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Asamblesë së Përgjithshme për të bërë Shqipërinë anëtare të përkohshme të Këshillit të Sigurimit në OKB.

“Përshëndes zgjedhjen sot të Shqipërisë, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në 65 vite anëtarësi në këtë Organizatë të rëndësishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global.  Sfidat janë të jashtëzakonshme dhe shumë të vështira, por shpreh bindjen se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision për dy vitet e ardhshme”, shkruan Meta.

Shqipëria bëhet për herë të parë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Vendi ynë ishte kandidatja e vetme nga vendet e Europës Lindore. Për vendin tonë votuan pro 175 vende të OKB-së nga 190 të tilla që morën pjesë në votim.

Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit fillon nga Janari i vitit 2022 dhe do të përfundojë në Dhjetor të vitit 2023.

Soreca: Ditë historike për Shqipërinë

Zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e ka përshëndetur edhe ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca.

“Ditë historike për Shqipërinë dhe popullin e saj. Urime për zgjedhjen si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB 2022-2023! Presim të punojmë edhe më afër së bashku në adresimin e çështjeve globale!”, shkruan ai në një postim në Twitter.

Shqipëria bëhet për herë të parë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Vendi ynë ishte kandidatja e vetme nga vendet e Europës Lindore. Për vendin tonë votuan pro 175 vende të OKB-së nga 190 të tilla që morën pjesë në votim.

Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit fillon nga Janari i vitit 2022 dhe do të përfundojë në Dhjetor të vitit 2023.

Shqipëria anëtare e KS, Rama: Lajm i Bukur!

Lajm të bukur e ka konsideruar Kryeministri Edi Rama zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare të përkohshme në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë shqiptare shkruajti: “Lajm i bukur. Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023“.

Shqipëria bëhet për herë të parë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Vendi ynë ishte kandidatja e vetme nga vendet e Europës Lindore. Për vendin tonë votuan pro 175 vende të OKB-së nga 190 të tilla që morën pjesë në votim.

Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit fillon nga Janari i vitit 2022 dhe do të përfundojë në Dhjetor të vitit 2023./tvklan.al