Shqipëria dhe Ballkani po e rishkruajnë hartën e turizmit kulturor të Europës, duke u transformuar në destinacionet më tërheqëse për vitin 2026, duke tërhequr vizitorë në qytete të trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, arkitekturë osmane dhe vende arkeologjike me shumë qytetërime përgjatë korridorit ballkanik.

Ky është artikulli i agjencisë globale të udhëtimeve “Nomad Lawyer”, e cila nënvizon se Shqipëria ka një rol përcaktues të turizmit kulturor në rajonin e Ballkanit. Edhe pse dikur praktikisht vendi ishte i panjohur në itineraret ndërkombëtare të udhëtimit, tashmë është bërë një nga destinacionet e trashëgimisë më të diskutuara për udhëtarët që duan autenticitetin dhe jo turmat.

“Nomad Lawyer” shkruan se pozicioni i vendit mbështetet në tre shtylla. Së pari, Berati, i njohur përgjithësisht si “Qyteti i një mbi një Dritareve”, dhe Gjirokastra me shtëpitë prej guri dhe kështjella të epokës osmane. Të dyja janë vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Së dyti, Butrinti, një vend arkeologjik që mban gjurmët e grekëve, romakëve, bizantinëve dhe venecianëve dhe përfaqëson një dëshmi të jashtëzakonshme të valëve të njëpasnjëshme të qytetërimit mesdhetar.

Sipas agjencisë ndërkombëtare të udhëtimeve “Nomad Lawyer”, edhe fshatrat tradicionale të Shqipërisë apo kuzhina që ofrojnë një përvojë udhëtimi ndryshe nga çdo gjë tjetër në destinacione të krahasueshme evropiane.

Në përmbyllje të artikullit, agjencia ndërkombëtare ndalet tek Tirana, që po e ripozicionon veten si një qytet portë hyrëse kulturore, me muze, qendra krijuese dhe lagje historike të rigjallëruara që u japin vizitorëve një pikënisje kuptimplote urbane përpara eksplorimit të zonave të tjera.

Klan News

/tvklan.al