Shqipëria dhe Qipro kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushën e trajnimeve diplomatike.
Marrëveshja mes palëve u nënshkrua në Nikozia sot më 2 Qershor, kryeqytetin qipriot, aty ku ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ishte për një vizitë zyrtare.
Ai takoi homologun e tij, Constantinos Kombos, me të cilin diskutuan marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Frytdhënëse dhe konstruktive diskutimet për marrëdhëniet bilaterale Qipro-Shqipëri, çështjen qipriote si dhe çështjeve europiane e ndërkombëtare. Rishikuam perspektivën e rëndësishme të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe diskutuam zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, Lindjen e Mesme dhe Ukrainë”, tha Kombos në një reagim në rrjetet sociale.

Përveç homologut të tij, Hasani takoi edhe presidentin e Qipros, Nikos Christodoulides, gjatë qëndrimit në Nikozia.
“Është koha për të injektuar një ‘momentum’ të ri në dialogun tonë politik dhe të nxisim bashkëpunimin ekonomik në sektorë kyç si turizmi, energjia, teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, edukimin, farmacitë, ndërtimit dhe shumë të tjera”, deklaroi Hasani nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”.

Kujtojmë se më 3 Qershor, Hasani do të shkojë në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Ai do të zhvillojë një takim me homologun grek, Giorgos Gerapetritis.
Në një intervistë për mediat, Hasani se qeveria shqiptare “mbetet e hapur dhe plotësisht e përkushtuar për promovimin e dialogut për të gjitha çështjet dypalëshe pezull” me Greqinë./tvklan.al












Botërori 2026 
