Shqipëria po preferohet për t’u vizituar nga të huajt edhe gjatë stinës së dimrit. Ekspertët e turizmit rendisin disa nga arsyet pse vendi ynë vizitohet nga veriu në jug gjatë kësaj periudhe.

Kryesisht gjatë dimrit dominojnë turistët nga vendet europiane. Të rinjtë janë ata që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë gjatë dimrit, sipas ekspertëve të turizmit.

Edhe për vitin 2026 pritshmëritë janë të larta për sa i përket turistëve të huaj, ku tur-operatorët kanë lidhur kontrata me vizitorë nga Europa, por edhe nga SHBA dhe vendet aziatike.

Tv Klan

/tvklan.al