Në Shqipëri rezultojnë mbi 554 mijë nxënës dhe studentë të regjistruar në arsimin zyrtar. Prej tyre, 47.4% rezultojnë në arsimin 9-vjeçar, 23.1% në arsimin e lartë, 16.9% në arsimin e mesëm të lartë dhe 12.5% në kopshte.
Por ajo që shihet me shqetësim është rënia e numrit nga viti në vit të nxënësve dhe studentëve në Shqipëri, dhe kjo sipas ekspertëve vjen për shkak të uljes së lindshmërisë dhe emigracionit të të rinjve, duke reflektuar më pas edhe në fuqinë punëtore dhe specialistët në tregun e punës.
Krahasuar me një vit më parë, numri i nxënësve dhe studentëve është 8,200 më pak, ndërsa në tre vitet e fundit kjo shifër është ulur me 26 mijë të tillë.
Kjo rënie e numrit të nxënësve dhe studentëve reflektohet që në arsimin parashkollor.
Një tjetër fakt i rëndësishëm, sipas INSTAT, është se djemtë dominojnë në arsimin e ulët, kundrejt 48.0% të tyre që janë vajza. Por kur vjen puna për ndjekjen e universitetit, janë këto të fundit që dominojnë.
Biznesi, inxhinieria dhe shëndetësia janë fushat me numrin më të lartë të diplomimeve.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
