Ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle, u rikthye në Tiranë për herë të dytë pas më pak se një muaji nga vizita e parë në muajin mars.

Ajo u prit në hyrje të godinës qeveritare nga kryeministri Edi Rama. Diplomatja amerikane mori pjesë në nënshkrimin e memorandumit për zhvillimin e hub-it energjitik të Vlorës dhe marrëveshjen e Partneritetit Strategjik Shqipëri-Shtetet e Bashkuara për Sigurinë Energjetike.

Projekti parashikon një investim prej 6 miliadë dollarësh në Vlorë për furnizimin e Europës Jugore me gaz të lëngshëm nga SHBA. Dokumenti u nënshkrua nga kompania shqiptare Alb Gaz, Kompania amerikane Venture Global dhe kompania greke Aktor LNG me përvojën në sektorin e gazit natyrore.

Në fjalën e saj, ambasadorja amerikane në Athinë, foli për rendësinë e kësaj marrëveshje trilaterale.

“Ka dy marrëveshje shumë të rëndësishme që po nënshkruhen sot, që është marrëveshja 6 miliardëdollarëshe për gazin e lëngshëm natyror, që tregon se Shqipëria po luan gjithmonë një rol në rritje si një ndërlidhës në Ballkanin Perëndimor. Në sektorin energjetik siguria dhe begatia, mirëqenia shkojnë krah për krah. Presidenti Trump ka qenë kampion i zjarrtë i sigurisë energjetike. Administrata Trump e ka ngritur si një shtyllë në mbarë botën. Ndërsa flasim për fuqi rajonale, dua të pranoj rëndësinë e lidhjeve të forta Shqipëri-Greqi. Janë më shumë se fqinje të afërta dhe bashkëpunimi ekonomik. Kur SHBA-të, Shqipëria dhe Greqa punojnë së bashku, i gjithë rajoni përfiton”, tha ambasadorja amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle.

Ndërsa bëri një përmbledhje të ecurisë së sektorit përgjatë viteve të fundit, kryeministri, e cilësoi këtë marreveshje, një moment të rendësishem sa i përket partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

“Sot, ne vijmë nga veriu, ku jo shumë kohë më parë, prezantuam një investim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për energji nga era, e më pas në jug. Pra, këto janë pjesë e një transformimi që ne po e nisim nga Vlora.


Ajo çfarë njëherë ishte një aset i vetëm, po bëhet një portë dhe ai çfarë sot është ende një aset që nuk kemi mundur ta përdorim për shkak të mënyrës krejt të gabuar të investimit të parave të shqiptarëve, do të shndërrohet në një aset kaq të vlefshëm saqë do t’i japë Shqipërisë pozitën e një qendre energjetike që përfshin prodhimin e energjisë, infrastrukturën dhe tregjet rajonale. Çfarë e bën veçanërisht të fuqishëm partneritetin midis Shqipërisë dhe Shteteve e Bashkuara të Amerikës është natyra gjithëpërfshirëse e këtij partneriteti sepse ai kombinon sigurinë afatgjatë të furnizimeve, zhvillimin e infrastrukturës kritike, ekspertizën e sektorit privat dhe një angazhim të përbashkët gjeopolitik ndaj qëndresës energjetike dhe këtu, vijmë te personi të cilit i detyrohem një shprehje mjaft të thellë mirënjohjeje, ambasadores Guilfoyle që ka po kështu meritën që të mos na bëjë të ndihemi jetimë më, sepse që prej një kohe nuk di sa të gjatë, nuk kemi një ambasador këtu, por falë jush ne kemi një aleat shumë të fortë që edhe pse ka për qëllim të shërbejë në Greqi, është qartësisht më ambicioze sesa brenda kufirit grek”, tha kryeministri Rama.

Një meritë këtu thotë se e ka ambasadorja Guilfoyle, jo vetëm për forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në apo edhe fqinjët.

“Vijmë te personi të cilit i detyrohem një shprehje mjaft të thellë mirënjohjeje, ambasadores Guilfoyle që ka po kështu meritën që të mos na bëjë të ndihemi jetimë më, sepse që prej një kohe nuk di sa të gjatë, nuk kemi një ambasador këtu, por falë jush ne kemi një aleat shumë të fortë që edhe pse ka për qëllim të shërbejë në Greqi, është qartësisht më ambicioze sesa brenda kufirit grek. Kështu që faleminderit, ambasadore për këtë përpjekje dhe që keni shtyrë kaq fort, që të siguroheni që lidhjet e marrëdhëniet tona me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të dalin edhe më të forta, me rezultate të pjekura”, tha Rama.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes nuk mungoi as e dërguara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy Van Horn.

Klan News

/tvklan.al