Kuqezinjtë arrijnë fitoren e parë në parakualifikueset e Botërorit

Kombëtarja e basketbollit arriti fitoren e parë në parakualifikueset e Kupës së Botës 2023. Një sukses i Shqipërisë pas 3 vitesh e gjysmë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Afrim Bilali ia dolën të mundnin Qipron me rezultatin 71-64 në sfidën e zhvilluar të dielën në shtëpi.

Një përballje e luftuar deri në çastet e fundit, ku u sigurua edhe fitorja. Kombëtarja me sukses ngjitet në përkohësisht në krye të renditjes në pritje të sfidës Bjellorusi-Portugali.

Tv Klan