Shqipëria ka ndaluar importin e dhenve, dhive dhe lopëve për mbarështim nga Greqia, Turqia dhe Rumania.

Shkak është bërë ajo që njihet si “sëmundja e pestë të ruminantëve të vegjël.” 

Po ashtu është ndaluar dhe importi i derrave për shkak të murtajës afrikane të shfaqur në Bosnjë Hercegovinë, Ukrainë dhe Gjermani, si dhe është ndalur importi i shpendëve nga Italia dhe Turqia.

Vendimi e Ministrisë së Bujqësisë është botuar në Fletoren Zyrtare. Po ashtu është ndaluar edhe tranziti në territorin e Republikës  së Shqipërisë i të gjitha kafshëve të gjalla.

Megjithatë Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve deklaron se pavarësisht shfaqjes së disa sëmundjeve infektive në vendet e rajonit si Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, Bruceloza, Tuberkulozi, etj, gjendja e kafshëve në vendin tonë është e pastër.

Sipas njoftimit, disa raste sporadike të diagnostikuara me brucelozë dhe Tuberkuloz janë trajtuar sipas legjislacionit në fuqi.

Autoritetet njoftojnë se janë ngritur grupe pune, të përbashkëta kontrolli në akset nacionale dhe zonat kufitare për kontrollin e lëvizjes së kafshëve.

Mbi 8 mijë dele dhe dhi kanë ngordhur kur u konfirmua rasti i parë i murtajës në Greqi.

Tv Klan