Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha nënshkroi në selinë qendrore të NASA-s në Uashington, Marrëveshjen Artemis, duke e bërë Shqipërinë pjesë të komunitetit ndërkombëtar të angazhuar për eksplorimin paqësor, transparent dhe të përgjegjshëm të hapësirës.

Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë gjithashtu Zëvendësadministratori i NASA-s dhe Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Hapësirën dhe Mjedisin.

Ministri Hoxha theksoi se kjo është ditë krenarie për Shqipërinë, duke hedhur kështu një tjetër hap drejt së ardhmes.

“Një moment që krijon mundësi të reja për brezin tonë të ri dhe e lidh vendin tonë më ngushtë me teknologjitë, njohuritë dhe partneritetet që po formësojnë të ardhmen”, tha Hoxha.

/tvklan.al