Shqipëria ka bërë një përparim të rëndësishëm në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024, duke u ngjitur me 23 vende në renditjen botërore, sipas raportit më të fundit të publikuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU), një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara.

Aktualisht, vendi renditet në pozicionin e 57-të globalisht, një ngritje e konsiderueshme nga vendi i 80-të që mbante më parë. Në nivel evropian, Shqipëria ka përmirësuar pozicionin e saj nga vendi i 40-të në vendin e 30-të.

Performanca e Shqipërisë është përmirësuar nga 64 në 86 pikë, një rritje prej 22  pikësh, bazuar në 5 indikacione kryesore ku është bazuar ky raport që janë: masat ligjore, masat teknike, masat organizative, zhvillimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Ky përparim e ka pozicionuar Shqipërinë në grupin “Tier 2”, ku përfshihen shtetet që po avancojnë me shpejtësi në fushën e sigurisë digjitale.

Në këtë grup pas Shqipërisë, renditen, Austria, Kroacia, Republika Çeke, Gjeorgjia, Hungaria, Irlanda, Izraeli, Lituania, Malta, Polonia, Romania, Sllovakia dhe Zvicra.

Shqipëria ka marrë pikët maksimale në masat ligjore, duke treguar një kuadër të fuqishëm ligjor që mbështet sigurinë digjitale, masa të cilat qeveria i mori pas sulmeve kibernetike nga Irani.

Klan News