Shqipëria nuk rrezikon nga hantavirusi. Në një deklaratë për mediat, epidemiologu Artan Simaku tha se risku për Shqipërinë dhe Europën është mjaft i ulët nga hantavirusi i shfaqur në anijen turistike.
“Nuk ka vend për panik, jo vetëm që Shqipëria nuk është e rrezikuar por gjithë Europa. Vlerëismi i OBSH dhe qendres së sëmundjeve infektive ne Stokholm është që nuk ka rrezik, risku për Shqipërinë dhe Europën është i ulët. Nuk ka asnjë lloj kufizimi të tregtisë dhe udhëtimit”, tha epidemiologu, Artan Simaku.
Afro tre vite që kur OBSH hoqi covid si emergjencë shëndetësore globale, duke i dhënë fund pandemisë, ekspertët thonë se nuk ka rrezik për përsëritjen e të njëjtit skenar.
“Nuk ka shanse fare për pandemi se nuk transmetohet si covidi njeriu tek njeriu, nuk behet fjalë për pandemi, por edhe për shpërthime të ulta është rrezik i ulët”, u shpreh ai.
Në tërësinë e lëvizjeve të shumta të tursitëve, ISHP thotë se janë marrë të gjitha masat në rast evidentimi nga bluzat e bardha.
“Janë marrë masa për përforcimin e survejancës, shpërndarje informacioni në të gjithë shërbimin e sëmundjeve infektive në të gjitha institucionet për përforcimin e survejancës dhe përformim masash për mjete dhe veshjet mbrojtëse. Shërbimi shëndetësor është i gatshëm për të identifikuar çdo arst të mundshëm. ISHP i ka të gjitha kapacitetet për testimin dhe kryerjen e diagnozës dhe përgjigjen e rezultatit”, tha Simaku.
Megjithatë ISHP kërkoi masa të shtuara nga autoritet lokale përsa i përket dezinfektimit të zonave urbane.
Shpërthimi i fundit i hantavirusit në anijen turistike holandeze ka rikthyer shqetësimin ndërkombëtar, pasi incidenti lidhet me virusin e Andeve, i vetmi lloj i njohur i hantavirusit që, në raste tepër të rralla, mund të transmetohet nga njeriu te njeriu.
Spanja kreu të dielën evakuimin e pasagjerëve nga anija ku shpërtheu hantavirusi dhe shpërndarjen e tyre drejt vendeve të origjinës.
Autoritetet thanë se personat e zbritur nga anija do të dërgoheshin në spital për tu karantinuar ose për tu trajtuar nëse ndonjë prej tyre do të ketë nevojë për një periduhë 42 ditore.
Ky vlerësim bazohet në disa kritere epidemiologjike, duke u nisur nga shpërthimi në fjalë lloji I brejtësit që është antes, nuk gjendet në Europë dhe në Shqipëri, hantaviruset janë të ndryshëm, dhe ky që u zbulua në anijen turistike transmetohet në raste të rradha nga njeriu tek njeriu vetem për kontakte të ngushta.
Ndërsa të gjithë llojet e tjera që qarkullojnë në Europë, Ballkan dhe në vendin tonë nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu.
TV Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 