“Shqipëria është sekreti më i mirë i ruajtur i Evropës për amerikanët.”
Me këtë titull e nis shkrimin “Associated Press” kushtuar turizmit shqiptar. Duke iu referuar të dhënave të vitit të kaluar, Shqipëria etiketohet si një perlë e fshehur për amerikanët.
“Po kërkoni kopjen perfekte të plazheve të Greqisë me gjysmën e çmimit?
Dëshironi pica dhe makarona të shkëlqyera pa turmat e Romës? Shqipëria i ka të gjitha: plazhe, male, qytete historike piktoreske dhe një kryeqytet të gjallë, të gjitha me çmime të përballueshme dhe me një atmosferë miqësore për familjen.” , shkruan Associated Press, shkrimi i së cilës është botuar edhe në shumë media të tjera amerikane.
Jo vetëm amerikanët, por edhe turistët e tjerë ftohen të vizitojnë Tiranën, duke nisur që nga Sheshi Skënderbej. Si interesant për t’u vizituar, shkrimi veçon Muzeun Shtëpia me Gjethe, i vendosur në ish-selinë e policisë sekrete dhe i kushtuar teknikave të mbikëqyrjes të përdorura gjatë diktaturës së Hoxhës.
Por jo vetëm kaq, Shqipëria tërheq edhe për turizmin malor, me Alpet e saj dhe vargmalet jugore dhe veriore.
Riviera Shqiptare, si pikë takimi e deteve Adriatik dhe Jon, karakterizohet nga plazhe të larmishëm dhe shumë të bukur.
Krahas Ksamilit dhe plazheve të Vlorës, në shkrim përmendet edhe ishulli i Sazanit, dikur një bazë ushtarake, por që së fundmi do të investojnë çifti Kushner-Trump, që synojnë ta kthejnë në një vendpushim luksoz.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 