Ndeshja mes Lyon dhe Fenerbahçe, ku këta të fundit siguruan kualifikimin për në Champions League, është shndërruar në një fushë beteje.

Festa e mesfushorit të skuadrës turke, Matteo Guendouzi, i cili në të shkuarën ka luajtur me Marseille, ka provokuar rivalët e tij të Lyon.

Lojtarët e të dyja skuadrave filluan të godisnin njëri-tjetrin, por edhe tifozët gjithashtu tentuan të futeshin në fushën e lojës.

Vedat Muriqi udhëhoqi skuadrën e Fenerbahçe drejt kualifikimit historik në elitën e futbollit europian pas 19 vitesh. Sulmuesi i Kosovës realizoi golin e parë të mbrëmjes, ndërsa Brown shënoi të dytin.

Në Champions do të luajë këtë sezon edhe dyshja Thomas Strakosha-Stavro Pilo. Dy futbollistët shqiptarë siguruan biletën pas fitores bindëse të AEK Athens 4-0 kundër Levski Sofia.

Ky gol i Arbër Hoxhës nuk i ka shërbyer aspak Dinamo Zagreb, e cila është eliminuar në “Play Off”. Skuadra kroate u befasua nga norvegjezët e Viking, të cilët fituan 3-1, duke u kualifikuar për herë të parë në Champions. Shorti i fazës së ligës për këtë kompeticion do të hidhet sot në orën 18:00.

Tv Klan

/tvklan.al