Në kampionatin turk ku ka shumë skuadra me traditë si Gallatasaraji, Fenerbahce apo Beshiktashi dhe që kanë bërë investime të rëndësishme në merkaton e verës në krye të klasifikimit është një ekip modest që u ngjit vetëm këtë vit në Superligë: Ademspori.
Trajner aty është ish-lojtari i Kombëtares shqiptare Besnik Hasi dhe në mbrojtje dy futbollistë të Kosovës: Krasniqi dhe Dellova.
Ademspori mori një fitore të madhe 3-2 kundër Beshiktashit të Vicenco Italianos, për t’i parakaluar këta të fundit në krye të kampionatit.
Besnik Hasi ka një skuadër pa yje, por fubtollistë që vrapojnë dhe japin gjithçka në fushën e lojës. Këtë herë shënuan gola spektakolarë nga jashtë zone.
Pas 6 javësh kampionat, Ademspori ka grumbulluar 13 pikë falë 4 fitoreve, 1 barazimi dhe 1 humbje.
Një tjetër shqiptar që po shkëlqen në këtë kampionat është Vedat Muriqi.
Sulmuesi i Kosovës shënoi 4 gola në fitoren 8-0 që skuadra e Fenerbahçes arriti kundër Ejusporit duke u konfirmuar si një nga sulmuesit më në formë të momentit.
Muriqi shënoi dy gola në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën për të kompletuar pokerin e tij.
32-vjeçari është golashënuesi i dytë më i mirë i Superligës turke me 6 gola të realizuar, 1 më pak sesa Salah.
/tvklan.al












Botërori 2026 
