Policia e Spoletos në Itali arrestoi një 42-vjeçar shqiptar pasi goditi me thikë për vdekje një shtetas italian të moshës 28-vjeçare. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 Korrikut.

Gjithçka ka nisur pas një sherri banal mes tyre, ku 42-vjeçari që rezulton me precedentë penalë dhe ishte në liri me kusht, ka marrë thikën dhe ka goditur të riun në gjoks, i cili humbi jetën në spital.

Tv Klan