Në fshatin piktoresk të ishullit të Siçilisë shtëpitë jepen për vetëm 1 Euro. Pas disa vitesh i braktisur nga banorët, fshati i Sambuca i ofron pronat me këtë çmim simbolik, me kushtin që blerësit t’i rikonstruktojnë brenda një afati 3 vjeçar.

Sambuca, i cili u cilësua si një prej fshatrave më të bukur italianë në 2016-n, vuan prej kohësh braktisjen. Shumë shtëpi janë bosh në këtë fshat. Autoritetet lokale shpresojnë se duke i shitur këto banesa lirë do të tërheqin pronarë të rinj, të cilët mund të investojnë, duke zgjidhur në këtë mënyrë problemin e rënies së popullsisë dhe rigjallërimin e fshatit.

Çdo blerje 1 euroshe shoqërohet me kushtin për të vendosur një depozitë prej 5 mijë eurosh dhe një investim prej të paktën 15 mijë eurosh për rinovim. Rinovimi duhet të përmbushet brenda 3 vjetëve, pas kësaj, pronarit i kthehet depozita bankare mbrapsht.

Që prej javës së shkuar, kur skema “Case1Euro” (shtëpi1Euro) u prezantua, Këshilli ka marrë me qindra mijëra kërkesa.

/tvklan.al