Shtëpia e Bardhë ka rikthyer teorinë se Covid-19 u doli nga një laborator kinez. Faqja zyrtare e që më parë ishte fokusuar në promovimin e vaksinave tashmë ka ndryshuar pamje duke shfaqur një foto të Presidentit Donald Trump me mbishkrimin e “origjinës së vërtetë” të pandemisë.

Fillimisht bëhen kritika për mënyrën se si e trajtoi çështjen ish-Presidenti Joe Biden dhe ish-këshilltari i tij Anthony Fauci. Më pas jepen 5 pika që mbështesin teorinë se virusi doli nga laboratori i Uhanit në Kinë për të cilin thuhet se kishte nivele të pamjaftueshme të sigurisë. Shtëpia e Bardhë nënvizon se nëse coronavirusi do të kishte origjinë nga kafshët apo shpendët ajo do të ishte shfaqur sërish, por në fakt po zhduket.

Dalja e virusit nga laboratori, dikur u quajt teori konspirative nga zyrtarët në SHBA, por tani ka fituar shumë popullaritet. Edhe agjencitë amerikane si FBI dhe Departamenti i Energjisë kanë dalë në mbështetje të tezës. Në fillim të këtij viti, CIA gjithashtu ndryshoi qëndrimin e saj zyrtar për origjinën e virusit, duke thënë se kishte “më shumë gjasa” të kishte dalë nga një laborator kinez sesa të ishte transmetuar nga kafshët. Këto vlerësime janë kundërshtuar ashpër nga Kina që i quan “jashtëzakonisht të pamundura”.

Tv Klan