Shahu tashmë ka një shtëpi. Një projekt i financuar nga Federata Shqiptare e Shahut që është finalizuar me zyrat e reja që do tu shërbejë fëmijëve, te rinjve dhe të gjithë pasionantëve të këtij sporti, si edhe për organizimin e aktiviteteve dhe kampionateve të shahut.
Në afërsi të stadiumit ‘Selman Stërmasi’, i pranishëm në këtë përurim ishte edhe kryeministri Edi Rama.
“Shahu është një mundësi që të shkëputet fëmija nga ajo pasqyra e celularit, të shkëputet nga pasqyrat virtuale ku fëmijët luajnë futboll, luajnë volejboll, luajnë basketboll dhe luajnë lloj lloj gjërash, për të mos folur pastaj luajnë luftash. Do t’i japim një vëmendje të veçantë dhe do t’i japim një buxhet të veçantë për ta shtrirë në sa më shumë shkolla”, tha Rama.
Presidenti i KOKSH Fidel Ylli nuk harroi të përmendtë edhe Ligjin e Sponsorizimit.
“Ne jemi në pritje bashkë me qeverinë për të konkretizuar ligjin e sponsorizimit që është një ligj kaq i dashur për sportin dhe i domosdoshëm që ne të bëhemi si vendet tona të rajon”, tha Ylli.
Në fund presidenti i Federatës së Shahut Erald Dervishi tha se ky investim e ndihmon sportin e Shahut.
“Kemi bërë një punë fantastike gjatë këtyre viteve. Kjo është themi qershia mbi tortë e punëve të mira që kemi bërë në vijimësi”, tha Dervishi.
/tvklan.al












Botërori 2026 