Një sërë përgjimesh janë bërë publike nga ish-numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj, ku pretendohet për përfshirjen e shtetit shqiptar në trafik armësh në bashkëpunim me izraelitin Ron Yeffet. Ky i fundit, pa një background në tregun e armëve apo pajisjeve ushtarake, figuron me një sërë çështjesh të hapura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përfshirë në fushën e ndërtimit si dhe akuza të rënda për mashtrim.
Ron Yeffet, aksioner i shoqërisë “Timak” është futur në ortakëri me kompaninë 100% shqiptare KAYO nëpërmjet krijimit të “Timak Defence”. Aksionet janë ndarë me 80% për Yeffet dhe me 20% për shtetin shqiptar.
Gazetari Klodian Tomorri, në panelin e mbrëmjes së sotme në “Opinion”, flet për një çështje të Yeffet në një Gjykatë të Miami-t, i cili akuzohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit një biznesmeni 8.6 milionë dollarë. Sipas Tomorrit, ai ka përdorur si skemë “joshjen” përmes lidhjeve të forta, duke e prezantuar në Francë dhe me kryeministrin Edi Rama.
“Ron Yeffet ka gjyq në SHBA në gjykatën e Miamit i paditur për mashtrim se i ka marrë 8.6 mln dollarë një biznesmeni amerikan, ish-tregtar energjie, tani në pension. E ka marrë një ditë, e ka sjell në Francë dhe e ka prezantuar me kryeministrin Edi Rama dhe ambasadorin tonë në Francë. Për të treguar “shiko se çfarë lidhjesh kam unë”. Ky kishte lidhjet e duhura”, tha gazetari Tomorri.
Ron Yeffet është bërë bashkëpronar i kompanisë Timak vetëm në vitin 2025. Sipas Klodian Tomorrit, sot Timak Defence, prodhim i ortakërisë Yeffet me qeverinë shqiptare, zotëron monopolin e furnizimit me automjete të ushtrisë, emergjencave civile, Gardës e të tjera forca të armatosura, dhe paguhet për çdo muaj nga shteti shqiptar me 3.1 milionë euro.
“Roni Yeffet nuk ka pasur ndonjëherë biznes armësh, nuk erdhi këtu me kompani që prodhonte armë diku tjetër dhe hyri aksioner me shtetin. Bleu me 500 euro gjysmën e kompanisë së Arjeta Puces, e cila as ajo nuk kishte këtë profil. Dy muaj pasi Ron Yeffet hyri aksioner në kompaninë Timak, qeveria përmes KAYO-s, hyri në ortakëri në Timak dhe ndërtoi kompaninë Timak Defence. Dhe kompanisë iu dha monopoli i furnizimit të ushtrisë, emergjencave civile, Gardës, dhe Forcave të Armatosura, me automjete”.
“KAYO është shoqëri 100% shtetërore. KAYO është guaska që nuk bën veprimtari. KAYO ka 20% të aksioneve te Timak Deffence. Është shmangur tenderi publik dhe këtyre u është dhënë monopoli që i shesin shtetit me çmimet që duan dhe si duan. Ti more dikë që nuk kishte lidhje me këtë punë dhe tani i çon çdo muaj nga 3.1 mln euro”, tha gazetari.
/tvklan.al












Botërori 2026 