Burnley ka zyrtarizuar një lëvizje të rëndësishme në merkato duke afruar sulmuesin Jamie Vardy.

39-vjeçari i bashkohet skuadrës angleze për të qenë një opsion i rëndësishëm në repartin e avancuar. Përvoja e tij e gjatë në futbollin britanik cilësohet si një aset me vlerë për organikën e ekipit.

Trajneri Nicky Hayen pritet t’i besojë një rol kyç veteranit për të udhëhequr grupin drejt objektivave të këtij edicioni.

Ardhja e Vardy-t krijon gjithashtu një partneritet dhe konkurrencë të re përkrah sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Armando Broja.

Sulmuesit kuqezi tashmë do i duhet të japë më shumë, për të siguruar një vend në formacion.

Ky përforcim vjen në një moment kritik, pasi Burnley ndodhet në fund të renditjes në Championship dhe kërkon me çdo kusht kthesën.

/tvklan.al