Vëmendja te futbolli në Shqipëri është në rritje.

Raporti UEFA Grow Market Research doli në përfundimin se 78% e shqiptarëve kanë interes për këtë disiplinë, duke u rritur me 13% më shumë se 10 vite më parë.

Këto të dhëna janë befasuese sipas kreut të FSHF-së, Armand Duka.

“Gjetjet e kërkimit të ekipit janë vërtetë impresionuese, sepse Shqipëria renditet vendi i parë në Europë për interesin te futbollin me 78% të njerëzve që kanë interes. Me një rritje nga vitit 2016, nga 65% që ishte apo shumë mbi mestaren Europiane që është 48”, tha presidenti i FSHF, Armand Duka.

Futbolli është sporti më i ushtruar në Shqipëri, me 34% të të rriturve që merren me sport dhe 41% të fëmijëve.

Disiplinat e tjera më të ndjekura në Shqipëri janë volejbolli dhe basketbolli. Studimi është kryer nga kompania Nielsen.

/tvklan.al