Ka dështuar seanca gjyqësore për dosjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviç (Bajri), Edmond Preka, Asmer Bilali, Ardit Hasanbegaj, Oltion Bistri dhe Xhevahir Lita.

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci bën me dije se shkak është bërë mungesa e mbrojtes për të pandehurin Edmond Preka, pasi avokatja e tij ka dhënë dorëheqjen nga përfaqësimi.

Gjykata vendos pezullim të afateve të paraburgimit për të dyshuarit deri në seancën e ardhshme që do të zhvillohet me 16 qershor në orën 15:00.

/tvklan.al