Gjykata e Posaçme e pati të pamundur zhvillimin e seancës gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe të pandehurve të tjerë.

Shkak u bë mungesa e avokatëve të cilët prej datës 9 shtator janë duke bojkotuar seancat gjyqesore pranë GJKKO, në shenjë kundërshtimi të rregullores së re të saj, që i heq të drejtën e mbajtjes së telefonit në seancë.

Por Gjykata e konsideron mungesën e tyre në proces të paligjshëm dhe gjobiti avokatët me nga 50 mijë lekë.

/tvklan.al