Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për bllokimin e shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme lidhur me heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Selia blu e cilëson akt puçist antikushtetues dhe ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e drejtësisë deklaratën e kreut të qeverisë.

Sipas Partisë Demokratike, me këtë veprim kryeministri jo vetëm pengon drejtësinë, por njëherazi cenon edhe funksionimin e Parlamentit, duke marrë kompetenca që nuk i takojnë ekzekutivit.

Për opozitën, ky është një precedent i rrezikshëm, ndaj dhe zgjidhja janë revoltat. Për këtë arsye, selia blu ka ftuar shqiptarët t’i bashkohen protestës kombëtare të së hënës në orën 18:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Tv Klan

/tvklan.al