Një tjetër ikonë e kinematografisë botërore është ndarë nga jetë të dielën që lamë pas. Aktorja e dhjetëra filmave në Hollywood Olivia de Havilland, ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale në moshën 104 vjeçare.

Edhe pse karrierën e saj e ndërtoi në SHBA për të jetuar aktorja kishte përzgjedhur Francë, aty ku dhe u largua përgjithmonë.

Olivia Mary de Havilland lindi në Tokio në 1916 dhe më pas u transferua në Kaliforni bashkë me familjen e saj

Për 50 vjet ajo interpretoi role nga më të ndashmet, ku vëmendje mori me “Gone With the Wind”, apo “Ëndrra e një nate vere”.

Olivia fitoi dy çmime Academy Award si aktorja më e mirë, si dhe u nominua 5 herë për çmimin Oscar. /tvklan.al