02 nëntor 2026- Është ndarë nga jeta regjisori dhe aktori Gjergj Mena, në moshën 41-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur Teatri Kombëtar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Aktori Mena ishte pjesë e Teatrit Kombëtar ndërsa ka interpretuar në disa shfaqje, si dhe ka mbajtur detyrën e Drejtorit Artistik të TK RIN ART.

Njoftimi i Teatrit Kombëtar:

Me shumë trishtim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mikut, kolegut dhe bashkëpunëtorit tonë të dashur Gjergj Mena!

Gjergji ishte pjesë e familjes së Teatrit Kombëtar, si aktor në shumë prej shfaqjeve tona, por edhe si Drejtor Artistik i TK RIN ART. Me të ndamë skenën, projekte, ide dhe dashurinë për teatrin.

Do të na mungojë si artist, si koleg dhe si mik. Kujtimi i tij dhe gjurma që la në skenën tonë do të mbeten gjithmonë me ne.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve komunitetit artistik! Lamtumirë, Gjergj! Do të na mungosh!

/tvklan.al