Është ndarë nga jeta ne moshën 89-vjeçare, Pippo Baudo, i njohur si mbreti i televizionit italian.
Simboli i ekraneve të televizionit shtetëror italian, RAI me një karrierë 60-vjeçare, imazh që nuk iu ka munguar as shqiptarëve, drejtoi 13 festivale muzikore të Sanremos, një rekord më vete, si dhe dhjetëra programe shumë të suksesshme, nga “Canzonissima” te “Domenica In”.
Figura emblematike, PippoBaudo në vitin 2009 ishte i pranishëm në spektaklin e Tv Klan “E diela Shqiptare”.
Në vitin 2014, Baudo do të rikthehej në Shqipëri ku ishte i ftuar në natën finale të “Këngës Magjike”.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
