Këngëtarja Katy Perry dhe aktori Orlando Bloom janë duke pritur ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.

Katy zbuloi në fillim të muajit Mars, se ishte në pritje të ëmbël, ndërsa shfaqi barkun e rrumbullakosur në fund të videos së saj muzikore “Never Worn White”.

Por sipas një burimi për revistën “Us Weekly”, çifti është duke përjetuar ulje-ngritje të vazhdueshme në marrëdhënien e tyre sepse aktori ka ndryshuar që nga momenti që Katy është shtatzënë.

Ata janë duke përjetuar ulje-ngritje tani. Katy është e stresuar që do të bëhet nënë për herë të parë, ndërsa Orlando është stresuar që do të bëhet me fëmijë në këtë kohë”.

Por pavarësisht kësaj, Bloom është i lumtur që do bëhët sërish baba, ndërsa këngëtarja gjithmonë ka dashur të bëhët nënë./tvklan.al