Pas suksesit të Botërorit të zhvilluar në SHBA-të dhe strategjive të ardhshme të FIFA-s nuk fshihen vetëm diplomacia sportive dhe të drejtat televizive, por edhe rrjeti i gjerë i ndikimit të familjes Kushner.

Kjo lidhje është përmendur edhe nga vetë Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump dhe bashkëshorti i Ivanka Trump, i cili me humor e përshkruan marrëdhënien e tij me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, duke thënë: “Jam një nga bashkëpunëtorët e tij të papaguar.”

Siç shkruan Neë York Magazine, pas kësaj batute fshihet një rol i rëndësishëm që Jared Kushner ka pasur në organizimin e Botërorit të zgjeruar. Tashmë vëmendja është zhvendosur te vëllai i tij më i vogël, Joshua Kushner, 41 vjeç, drejtues i fondit të investimeve Thrive Capital dhe bashkëshort i modeles Karlie Kloss.

Sipas raportimeve të fundit në SHBA-të, Gianni Infantino po shqyrton mundësinë që të hapë për investitorët privatë shitjen e kuotave të Botërorëve të ardhshëm. Bëhet fjalë për një operacion me vlerë miliarda dollarë, ku Joshua Kushner mund të përfitojë nga marrëdhëniet e krijuara ndër vite nga vëllai i tij.

Nëse Jared Kushner ka ndikuar përmes politikës dhe pushtetit, Joshua duket se synon ta shfrytëzojë këtë rrjet lidhjesh për investime financiare.

Origjina e kësaj afërsie daton që nga kandidatura e përbashkët e Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë për organizimin e Botërorit 2026. Sipas Corriere della Serra, ndërmjetës mes Infantinos dhe Jared Kushner ishte biznesmeni Robert Kraft, pronar i ekipit të NFL-së, Neë England Patriots.

Jared Kushner më pas u angazhua në disa negociata të rëndësishme, duke përdorur edhe marrëdhëniet e tij me princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman.

Rezultati ishte shpërndarja e organizimit të Botërorëve të ardhshëm: edicioni i vitit 2026 iu besua SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë, ai i vitit 2030 Marokut, ndërsa Botërori i vitit 2034 Arabisë Saudite. Madje, sipas artikullit, Donald Trump ka lënë të kuptohet se SHBA-ja mund të synojë organizimin e Botërorit edhe në vitin 2038.

Ndikimi i Jared Kushner thuhet se ka ndikuar edhe në zgjedhjet organizative të FIFA-s. Një drekë e zhvilluar prej tij në Majami thuhet se bindi FIFA-n të vendoste aty selinë amerikane të organizatës, ndërsa lidhjet e tij me shtetin e New Jersey-t ndihmuan që stadiumi MetLife të zgjidhej për finalen e Botërorit në vend të një impianti në Teksas.

/tvklan.al