Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte moderatorja Liberta Saphiu.

Në këto ditë izolimi, Spahiu shprehet se po mundohet sadopak ta kalojë kohën duke bërë gjëra të ndryshme, duke realizuar madje edhe video në aplikacionin TIK-TOK.

Rudina Magjistari: Si po shkon karantina, po të shoh me garderobën tënde në sfond?

Liberta Spahiu: Unë sot vendosa për dallimet nga figurat e tjera publike, që kur po lidhen me lidhje direkte kanë libra mbrapa, unë vendosa të kisha veshje mbrapa, këndin e librave e lashë për një tjetër lidhje. Në fakt këto ditë po i kaloj si shumica prej nesh, që qëndrojnë të izoluar në shtëpi. Po mundohem sadopak që vetes t’ja largoj atë kohën që mos bëhemi bajat, duke bërë video të ndryshme me rroba ose me këtë aplikacionin që ka marrë dhenë gjithandej, TIK TOK. U mbyta duke kërcyer me Tik Tok. Në fillim m’u duk sikur ishte një gjë shumë e thjeshtë, por është goxha e vështirë sepse për të realizuar një vallëzim, siç janë trendet nëpër botë duhet shumë punë. /tvklan.al